• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mançester Junajtid është katastrofë, Geri Nevill: Ten Hag nuk duhej lejuar të blinte kë të donte, e ekzagjeroi me Kasemiro e Antoni

31/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Junajtid si rrallëherë në historinë e tij ka humbur 9 nga 20 ndeshjet e para në kampionat dhe normalisht që e sheh veten jashtë luftës për titull me këto rezultate që po regjistron. Ndaj edhe ish-futbollisti i kësaj skuadre, Geri Nevill, nuk është kursyer në kritikën e tij ndaj drejtuesve të “djajve të kuq” që kanë lejuar trajnerin Ten Hag të merrte lojtarë me shifra të ekzagjeruara kur shihet shumë mirë që nuk janë në nivelet e kërkuara.

garyneville0105

“Ato 85 milionë paund të shpenzuara për Antoni janë një ekzagjerim. Qartësisht, nuk është as minimalisht afër atij niveli, por edhe 70 milionë paund për Rasmus Hojlund janë shumë para, si 55 milionë për Mejzon Maunt, 80 milionë euro për Kasemiro dhe një kontratë pesëvjeçare janë shumë para. Nuk duhej t’i kishin firmosur.

Ka shuëm oferta që mund të shohësh kur planifikon të bësh blerje. Kanë mbaruar ditët kur trajnerët duhej të udhëtonin 3-4 net në javë për të mbikëqyrur lojtarët. Ten Hag iu lejua që të blinte kë dëshironte dhe kjo nuk duhej lejuar.

Ai tani ka disa lojtarë të mirë dhe disa më pak të mirë. Tifozët e Mançester Junajtid do të jenë shumë të zhgënjyer. Junajtid ishte inferior ndaj Notingem, shumë shpesh është inferior ndaj skuadrave të nivelit më të ulët në kampionat”, u shpreh ish-mbrojtësi i “djajve të kuq”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Postecoglu kërkon 2 emra në merkato, Tottenham gati “thasët” për një mesfushor e një mbrojtës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.