La Liga bëri publike të premten shpërndarjen e të ardhurave nga e drejta televizive në klubet e “Primera Division” dhe “Segunda Division” në Spanjë.
Kjo nuk është një lotari, por burimi kryesor i të ardhurave për shumicën e klubeve: të drejtat televizive. Shoqata spanjolle e punëdhënësve ka shpërndarë 1,5 miliard euro mes ekipeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë për paratë e fituara gjatë sezonit të kaluar (2022-2023) dhe shpërndarja e të cilave bazohet në një sërë kriteresh.
Shuma më e madhe i ka shkuar Realit të Madridit që ka fituar 161.2 milionë euro, duke ruajtur vendin e parë në këtë renditje edhe për një sezon. Ata pasohen nga Barcelona, e cila mbetet në të njëjtën distancë dhe fiton 160.5 milionë euro.
Paratë e shpërndara këtë sezon mes klubeve janë më pak (1,525,10 milion euro, krahasuar me 1,585,4 milion euro në sezonin 21-22), por klubet e mëdha kanë rritur pjesën e tyre të “byrekut”. Klubi i tretë që fiton më shumë është Atletiko e Madridit.
Gjithsesi, edhe Atletiko e Madridit ka pasur një rënie (ndonëse me fare pak) për sa i takon milionave të fituara nga e drejta televizive. E veçanta është se Girona, e cila aktualisht kryeson kampionatin spanjoll së bashku me Realin, ka fituar gati 4 herë më pak se “los blancos”.
PANORAMASPORT.AL