Mançester Junajtid e mbylli vitin 2023 me humbje, ku në javën e 20-të u mund nga Notingham Forest me rezultatin 2-1. Sigurisht, shifrat nuk bëjnë lexim të këndshëm për trajnerin Erik ten Hag. Junajtid ka humbur deri tani nëntë nga 20 ndeshjet e tyre fillestare në Premier Ligë, statistikë e cila tregon se ky bilanc nuk ndodhte që nga edicioni 1989-1990.
Nëntë humbjet e tyre deri më tani janë aq sa pësuan në të gjithë sezonin debutues të trajnerit holandez, Erik ten Hag në krye të “djajve të kuq” në sezonin 2022-2023.
Ata kanë humbur gjithashtu 21 ndeshje në të gjitha garat në vitin 2023. Vetëm në tre vite të tjera, 1930 (28), 1972 (25) dhe 1921 (24), kanë humbur më shumë ndeshje sesa tani në një vit kalendarik.
Me disfatën e fundit në kampionat ndaj Notingham Forestit bëhen 14 humbje në të gjitha garat për Mançester Junajtid në këtë pjesë të sezonit 2023-2023. Hera e fundit që ata kishin më shumë në fund të vitit për pjesën e sezonit që luanin, ka ndodhur në edicionin 1930-1931.
PANORAMASPORT.AL