Leonardo Spinazola ishte një nga yjet e Italisë në “Euro 2020”, por duket se mbrojtësi e ka humbur shkëlqimin që ka pasur.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, Zhoze Murinjo nuk e do më atë në skuadër dhe e ka nxjerë në shitje në merkaton e janarit.
Menjëherë janë shfaqur intereset e para që vijnë nga Arabia Saudite dhe Turqia.
Gjithsesi Spinazola gjithashtu klërkon të largohet nga verdhekuqtë, duke parë që nuk ka më minuta në këmbë dhe do t’i studiojë të gjitha ofertat me kujdes.
PANORAMASPORT.AL