Reali i Madridit duket se po kalon një periudhë shumë të keqe me dëmtimet, por një tjetër problem për “los blancos” janë dhe kontratat.
Toni Kros, Luka Modriç, Lukas Vaskez dhe Naço Fernandez do të jenë lojtarë të lirë në verë nëse drejtuesit nuk arrijnë t’i bindin.
Por këta nuk janë të vetmit, pasi dy largime do të jenë të sigurta, si Kepa Arizabalaga dhe Hozelu, të cilëve u përfundon huazimi.
Kështu “mbretërorët” duhet të bëjnë çmos për të gjetur gjuhën e përbashkët me katër veteranët e tyre, ndryshe duhet të nisin punën në merkato për t’i zëvendësuar.
PANORAMASPORT.AL