Ka shkëlqyer në fushë si futbollist duke fituar trofe pa fund, por në rolin e trajnerit nuk po arrin të lërë gjurmë. Pikërisht bëhet fjalë për Uejn Runi, i cili është shkarkuar nga posti i trajnerit të Birmingham Sitit, që militon në Chapionship.
Birmingham ishte i 5-ti në Championship kur ai u emërua, por aktualisht ata bajnë vendin e 20-të në tabelë. Runi nuk arriti të fitonte 13 nga 15 ndeshjet si trajner.
“Fatkeqësisht, koha e Runit me ne. Nuk shkoi siç ishte planifikuar dhe ne kemi vendosur të lëvizim në një drejtim tjetër”, konfirmon klubi anglez përmes një deklarate.
REAGIMI I RUNIT
Ndërsa ish-ylli i Mançester Junajtid dhe Anglisë, pas vendimit të klubit ka reaguar si më poshtë”
“Do të doja të falënderoja Tom Vagner, Tom Bradi dhe Gari Kuk për mundësinë për të menaxhuar Birmingham Sitin dhe mbështetjen që të gjithë më dhanë gjatë periudhës sime të shkurtër me klubin.
Futbolli është një biznes me rezultate, dhe e kuptoj se ata nuk kanë qenë në nivelin që doja të ishin. Megjithatë, koha është malli më i çmuar që kërkon një menaxher dhe nuk besoj se 13 javë ishin të mjaftueshme për të mbikëqyrur ndryshimet që nevojiteshin.
Personalisht, do të më duhet pak kohë për ta kapërcyer këtë pengesë. Unë jam përfshirë në futbollin profesionist, qoftë si lojtar apo si trajner, që kur isha 16 vjeç. Tani, kam në plan të kaloj pak kohë me familjen time ndërsa përgatitem për mundësinë e radhës në rrugëtimin tim si trajner.
Së fundi, i uroj Birmingham Sitit dhe pronarëve të tij urimet më të mira në ndjekjen e ambicieve të tyre”.
PANORAMASPORT.AL