Po shkëlqen në Londër, Totenham bëhet gati për rinovimin e futbollistit senegalez
Totenham dëshiron ta “blindojë” Pape Mate Sarr, mesfushorin senegalez që u tregua vendimtar në javën e fundit të Premier Ligës me një gol në fitoren 3-1 ndaj Bornemuthit.
Siç raportohet nga “Sky Sports”, Spurs do t’i ofrojë lojtarit të klasit 2002 një rinovim deri në vitin 2029.
Kontrata e tij aktuale do të përfundojë në 2026-ën.