Sunday, 25. January 2026
Sport

Frattesi: Nuk e prisja të përshtatesha kaq

GS 02/01/2024 1 Min. Lesezeit

Davide Frattesi, mesfushori i Interit, ka dhënë një intervistë për revistën “Rivista Undici”, në të cilën ka folur për përshtatjen e tij me klubin zikaltër.

Pavarësisht se nuk ka luajtur shumë, ish-lojtari i Sassuolo tha se ishte entuziast për qasjen e tij ndaj botës zikaltër.

“Nuk e prisja të ndihesha kaq rehat këtu, brenda dhe jashtë fushës.

Grupi është i jashtëzakonshëm, tifozët janë spektakolar. Rezultatet po vijnë, gjërat po shkojnë shumë mirë.

Favoritët e Serie A? Janë edhe tre apo katër skuadra që konkurojnë, që janë aty për të luftuar për titullin”, është shprehur ndër të tjera Frattesi.

Teilen: