Serxhio Regilon duket se e ka mbyllur më shpejtë aventurën e tij me Mançester Junajtid seç pritej.
Mbrojtësi spanjoll u huazua verën që lamë pas, por duket se ai nuk ka bërë asgjë për ta bindur trajnerin Ten Hag që të qëndrojë.
Kështu Regilon do të rikthehet te Totenhemi, por nuk do të qëndrojë aty për gjatë pasi do të nisë menjëherë kërkimet për një tjetër skuadër ku të mund të huazohet.
PANORAMASPORT.AL