Sunday, 25. January 2026
Sport

Lëvizje surprizë e Milanit, kuqezinjtë transferojnë talentin që do të zëvendësojë Teon

GS 02/01/2024 1 Min. Lesezeit

Milani ka kryer një lëvizje surprizë në orët e para të merkatos së janarit, me kuqezinjtë që duket se kanë gjetur zëvendësuesin e Teo Hernandezit.

terraciano

Bëhet fjalë për Filipo Terraçianon, i cili ka zgjedhur Milanin përpara Atalantës dhe Fiorentinës.

20-vjeçari ka bërë mjaft mirë me Veronën këtë sezon dhe ka ngjallur interes nga shumë klube, por me Milanin që duket se ka dalë fitues.

Agjentët e Terraçianos kanë mbërritur në “Casa Milan” dhe çdo gjë pritet të përfundojë për 5 milionë euro.

Italiani pritet që të jetë një forcë shtesë në prapavijën e kuqezinjve, të cilët kanë hasur shumë problem për shkak të dëmtimeve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: