Sunday, 25. January 2026
Sport

PSG-ja mendon goditjen e radhës në merkato, nis kontaktet me fituesin e “Tripletës”

GS 02/01/2024 1 Min. Lesezeit

PSG-ja kërkon që të përforcojë skuadrën këtë merkato dimri në mënyrë që të vazhdojë të jetë një pretendent për të fituar Ligën e Kampionëve.

FILIPS

Siç bëjnë me dije mediat franceze, parizienët kanë hyrë në garë me Juventusin dhe Njukasëllin për mesfushorin e Mançester Sitit, Kalvin Filips.

Anglezi nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion me Guardiolën dhe ky i fundit i ka hapur derën për t’u larguar.

Gjithsesi duket se PSG ka gati një ofertë bindëse për Filips, teksa Siti është i gatshëm ta shesë atë te klubi që arrin ta bindë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: