Torino ka bërë ditën e sotme me dije se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin kosovar, Mërgim Vojvoda.
“Demat” e Piemonte kanë nxjerrë një njoftim zyrtar ku shkruajnë se Vojvoda ka rinovuar kontratën e tij të re me Torinon deri në 30 qershor të vitit 2025.
Njoftimi i plotë:
“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mërgim Vojvoda deri më 30 qershor 2025. Vojvoda ka lindur më 1 shkurt 1995. Ai u rrit si futbollist në ekipet e të rinjve të Standard Liege dhe bëri debutimin e tij në Belgjikë me fanellën Royal Excel Mouscron në sezonin 2016-2017.
Pas tre vitesh, gjatë të cilave ai bëri 103 paraqtije në total, duke shënuar dy gola, ai u kthye në Standard Liege ku luajti edhe një sezon.
Në Torino ai mbërriti në gushtin e vitit 2020, ku tashmë mban mbi shpinë 103 ndeshje dhe 3 gola. Me kombëtaren e Kosovës, ai ka luajtur 53 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.”/h.ll/abcnews.al
Mergim 2025 ✍
Esercitata l’opzione per il prolungamento del contratto fino al 30 giugno 2025 per Mergim Vojvoda 💪#SFT pic.twitter.com/gjpymySgB8
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) January 3, 2024