ZYRTARE/ Problemet me prapavijën, Milani rikthen nga huazimi mbrojtësin italian
Mateo Gabia është rikthyer zyrtarisht te Milani, me kuqezinjtë që iu desh të prishnin huazimin me Vijarealin për mbrojtësin italian për shkak të problemeve me dëmtimet në mbrojtje.

24-vjeçari u huazua në Spanjë te “nëndetësja e verdhë” në fillim të këtij sezoni, ku u aktivizua vetëm 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Gjithsesi dëmtimet e shumta në mbrojtje detyruan Milanin që ta rikthenin përpara kohe atë në “San Siro” teksa tashmë do të bashkohet menjëherë me skuadrën e Piolit në mënyrë që të jetë gati për takimin e radhës në kampionat.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: