• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Bastet nuk janë një krim”, Bufon lëshon deklaratën surprizuese: Shteti po i inkurajon lojërat e fatit

03/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-portieri legjendar dhe kreu i delegacionit kombëtar italian, Xhianluixhi Bufon, ka dhën një intervistë për të përjavshmen “Sette”, ku u ndal te problem i lojtarëve italianë me bastet.

BUFON

Ai u shpreh se bastet nuk janë një krim dhe se shteti i inkurajonë vetë lojërat e fatit me anë të rekalamve në stadiume dhe ambiente sportive.

“Është një temë shumë delikate. Besoj se është e gabuar të kriminalizosh dhe të mos bësh dallime. Bastet në vetvete nuk janë krim, vetë stadiumet dhe transmetimet sportive janë plot reklama për aplikacionet e këtij lloji dhe shteti inkurajon lojërat e fatit. Megjithatë, nëse një futbollist vë baste për futbollin, ai përballet me dënime që me të drejtë duhet t’i jepen, por nëse vë baste në volejboll, basketboll, gara me qen… ai nuk bën asnjë krim.

Dhe bëhet më keq kur flasim për varësinë ndaj kumarit. Varësia ndaj kumarit nuk është problemi i sasisë që shpenzon, por i kohës që i kushton këtij aktiviteti. Dhe ne duhet t’ua shpjegojmë këtë fëmijëve. Nuk është se nëse vendosni vazhdimisht baste 1 euro duke kaluar orë e orë para aplikacionit, atëherë gjithçka është në rregull, ndërsa nëse dikush shpenzon 1 milion në një rast të vetëm, atëherë ata janë të varurit nga bixhozi. Mund të themi se është idiot, mirë, por patologjia lind nga varësia, vazhdimësia me të cilën njeriu bën diçka.

Nuk më pëlqejnë fanatikët që gjykojnë me një sipërfaqësi të çuditshme pa i ditur vërtet arsyet. Unë kam qenë edhe atje, duke u njollosur pa bërë asgjë. Kur gjërat bëhen të qarta, harroni të shpjegoni dhe kërkoni falje dhe lërini njerëzit me një njollë. Më duket thellësisht e gabuar”, tha legjenda italiane e portës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ngjitje në “Everest”, kartoni i Ernest Muçit kap majën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.