• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, ende s’ka asnjë hap konkret në infrastrukturë

03/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka marrë zotimin për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, një eveniment ky tejet gjigant sportiv, i cili kërkon përgatitje të mëdha në aspektin njerëzor dhe atë infrastrukturor.

Megjithëse janë edhe gjashtë vjet deri te mbajtja e këtij aktiviteti të madh sportiv, volumi i punëve dhe investimeve që duhet bërë është tejet i madh, por edhe më tutje institucionet përgjegjëse për këtë fushë nuk kanë nisur ndonjë punë konkrete në terren, derisa thonë se janë në përgatitje të infrastrukturës ligjore si dhe masterplanit për Lojërat Mesdhetare.

Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani thotë për KP, se aktualisht po punohet në Ligjin për Lojërat Mesdhetare, krijimin e Komitetit Organizativ, si dhe në studimin e fizibilitetit për investimet infrastrukturore.

“Janë tre hapa kryesorë në të cilët jemi duke punuar. Së pari, hartimi i Ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, praktikë kjo e ndjekur nga shumë shtete të tjera nikoqire të organizimeve të ngjarjeve të tilla multisportive në botë…”, theksoi Osmani.

Pjesa dërmuese e këtyre lojërave do të zhvillohen në Prishtinë, andaj nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj ka thënë për KosovaPress se gjatë katër viteve të ardhshme do të investohen nga 50 milionë euro në infrastrukturën sportive në kryeqytet, por edhe jashtë tij.

“Presim nisjen e ndërtimit të fshatit olimpik dhe sallave sportive”, tha Zogaj.

Nga ana tjetër, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi pranon se fillimi i përgatitjeve nuk po del të jetë aspak i lehtë, por në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit do të bëjnë më të mirën në këtë drejtim.

Njëra nga punët më voluminoze do të jetë ndërtimi i stadiumit nacional, punë e cila edhe më tutje nuk ka nisur në terren, por që ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku thotë për KP se ndërtimi do të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Ndryshe, të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, Kosova e fitoi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Lojërave Mesdhetare më 8 shtator në Greqi.

Next Post

Pritet zyrtarizimi te Shkëndija 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.