Mançester Siti pritet të jetë aktiv edhe në merkaton e dimrit, ku një nga piketat është afrimi i një lojtari nga klubi i tyre satelit në Spanjë. Kampionët e Anglisë janë gati do ta blejnë brazilianin Savinjo, i cili po shkëlqen me fanellën e skuadrës së Gironas.
“Sky Sports” raporton se Siti ka vendosur ta transferojë Savinjon, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona.
Mançester Siti pritet që të shpenzojë gati 40 milionë euro për 20-vjeçarin brazilian. Savinjo është huazuar te Girona nga klubi francez i Trojesit, me të cilën ka kontratë deri nëvitin 2027.
Në 20 ndeshje në këtë pjesë të parë të sezonit braziliani ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asistime.
PANORAMASPORT.AL