• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndodh edhe kjo, ish-sulmuesi i Milanit i rikthehet futbollit dhe firmos me klubin kroat për… 1 euro në muaj

03/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i njohur kroat, Nikola Kaliniç, i është rikthyer sërish futbollit. Ish-sulmuesi i Milanit dhe disa klubeve të tjera europiane i është bashkuar sërish Hajdukut të Splitit. Ai kishte vendosur të pushonte për disa muaj pas përfundimit të sezonit të shkuar dhe ka firmosur sërish me klubin e famshëm kroat. Kontrata e 35-vjeçarit është e vlefshme deri në fund të sezonit aktual, 2023-2024.

kalinic

Ai ishte te Hajduku deri në fund të qershorit të vitit të shkuar dhe më pas vendosi për një periudhë ndërprerje nga futbolli. Kaliniç ka ndryshuar mendje  dhe tani ka vendosur ta ndihmojë ekipin e zemrës. Kontrata është diçka e pazakontë, pasi Hajduku do ta paguajë 1 euro në muaj për ish-sulmuesin e kombëtares kroate.

“Pagën” prej 1 eurosh në muaj të Kaliniçit e ka konfirmuar drejtori sportiv i Hajdukut, Mindaugas Nikolicius.

“Sa u takon financave, ishte marrëveshja më e lehtë e arritur për tre vjet sa jam te Hajduku. Jemi marrë vesh për pagë prej 1 eurosh. Ai dëshiron ta ndihmojë Hajdukun dhe ta fitojë titullin e kampionit dhe ky është motivi për të cilin u kthye”, ka thënë Nikolicius.

Hajduku të mërkurën nisi përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Te kjo skuadër janë edhe dy futbollsitë kosovarë, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku.

Kaliniçi do ta mbajë fanellën me numër 9, të cilën ia ka liruar Aleksandar Trajkovski. Hajduku ka angazhuar edhe një lojtar tjetër, Laszlo Kleinheisler.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hateley: Shkarkimi i Maldinit gabim i Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.