Saturday, 24. January 2026
Sport

Shënoi supergol në Kupën e Italisë, talenti i zbuluar nga Alegri përfundon në radarët e gjigandit anglez

GS 05/01/2024 1 Min. Lesezeit

Kenan Jilldiz realizoi një supergol, kësaj radhe në Kupën e Italisë në fitoren e thellë të Juventusit 6-1 përballë Salernitanës.

jilldiz

Talenti turk i zbuluar nga Alegri ka marrë menjëherë një vëmendje të madhe në Europë, teksa e para që është interesuar për shërbimet e 18-vjeçarit është Arsenali.

Siç raportojnë mediat angleze, “topçinjtë” po bëjnë gati një ofertë bindëse drejt bardhezinjve, por Alegri nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë turkun.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: