• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpooli po e blindon me kontratë të re yllin e skuadrës pas interesimit të Arsenalit

06/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Curtis Jones është në rrugë të mirë për të siguruar një kontratë të re te skuadra e tij aktuale Liverpool.

Mesfushori i talentuar anglez është një nga të preferuarit e trajnerit Jurgen Klopp, por edhe nga tifozët e The Reds pasi është një djalosh i dalë nga akademia e klubit.

Marrëveshja aktuale e mesfushorit është deri në vitin 2027 dhe e reja do të zgjatet edhe për dy vite të tjera.

22-vjeçari është ndër lojtarët më të paguar në listën e pagave të Reds dhe Liverpool është gati t’i ofrojë kushte të përmirësuara për të pasqyruar statusin e tij si një lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë.

Curtis me të vërtetë u rrit vitin e kaluar, duke u vendosur gradualisht si një nga mesfushorët më të mirë në Liverpool.

Reprezentuesi anglez këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje zyrtare me Liverpoolin në të gjitha garat ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Liverpooli po e blindon me kontratë të re yllin e tyre disa ditë më vonë pasi trajneri i Arrsenalit, Mikel Arteta shprehi interesim për transferimin e anglezit në Emirates Stadium.

Next Post

Pochettino tregon nëse ylli i Chelseat do të largohet në janar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.