Wednesday, 6. May 2026
Sport

VIDEO/ Fitore “pazza” Inter, zikaltërit shënojnë në limit dhe shpëtojnë në “frymën e fundit”

GS 06/01/2024 1 Min. Lesezeit

Inter e ka nisur vitin e ri me një fitore dramatike në “San Siro” ndaj Verona me shifrat 2-1.

Zikaltërit kaluan të parët në epërsi falë Lautaro Martinez, ku kapiteni i skuadrës shënoi në minutën e 13′ pas asistimit të Mkihtaryan.

Në të dyten, Henry barazoi rezultatin në minutën e 74′ duke shtangur zikaltërit.

Skuadra e Inzaghit nuk u dorëzua, pasi në minutën e 93′ ishte Frattesi i cili çoi shifrat në 2-1.

Hellas Verona shpërdoroi shansin e artë, pasi në minutën e 100′ Henry humbi penalltinë.

Me këtë fitore, Inter mbetet në krye të tabelës me 48 pikë./h.ll/abcnews.al

Teilen: