Wednesday, 6. May 2026
Sport

Tuchel “i fiksuar” pas Araujo, Bayern Munich i tregon “monedhat” Barcelonës

GS 06/01/2024 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich është i vendosur për të transferuar një qendërmbrojtës dhe së fundmi janë interesuar për Ronald Araujo të Barcelonës, ku madje i kanë paraqitur edhe një ofertë zyrtare klubit spanjoll.

Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të paguajnë plot 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e “murit” uruguaian.

Sipas “AS”, Araujo është një lojtar që kërkohet me ngulm nga Thomas Tuchel, por pengesë po shfaqet Xavi, pasi nuk dëshiron që të largojë një themel si ai./h.ll/abcnews.al

Teilen: