Wednesday, 6. May 2026
Sport

Baseli i shqiptarëve barazon me Bayern Munichun: Kololli, Avdullahu dhe Ismajli djersiten fanellen

GS 06/01/2024 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pa fitues ndeshja miqësore mes skuadrës së Baselit dhe gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. Jakob-Park”, Baseli ka barazuar 1:1 me Bayern Munichun.

Golin për skuadrën zvicerane e shënoi Juan Gauto (minuta e 59’), kurse te Bayerni golashënues ishte Noel Aseko-Nkili në minutën e 70’.

Te Baseli sot ishte titullar ylli kosovar Benjamin Kololli, i cili luajti 45 minuta, si dhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Avdullahu i cili luajti për 68 minuta, kurse në fushë u inkuadrua një tjetër futbollist me prejardhje shqiptare, Erdin Ismajli i cili hyri në lojë në minutën e 81’ të ndeshjes.

Teilen: