• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea bëhet gati për transferimin e parë të janarit, ai vjen nga La Liga

07/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea janë duke konsideruar mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aitor Paredes, për të përforcuar vijën e mbrojtjes këtë muaj.

“Blutë e Londrës” kanë hasur në probleme këtë sezon pasi Wesley Fofana dhe Trevoh Chalobah nuk kanë luajtur asnjë minutë deri më tani këtë sezon për shkak të lëndimeve.

Benoit Badiashile është gjithashtu jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor dhe klubi londinez po vuan për ta mbajtur portën e pastër.

Fillimisht opsioni i parë i Chelseat ishte 20-vjeçari i Benficas, Antonio Silva, por një marrëveshje siç duket nuk është arritur mes palëve dhe tani ata janë të fokusuar tek transferimi i Paredes.

The Sun ka raportuar se Chelsea ka dërguar skautët për të përcjellur nga afër Paredesin, i cili këtë sezon është paraqitur në shtatë ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, duke përfshirë duelin e së enjtes ndaj Sevillas ku Bilbao e fitoi me rezultat 2-0 dhe Paredes shënoi golin e dytë.

Paredes ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2025 dhe mund të jetë në dispozicion për shitje për një çmim rreth 20 milionë euro.

Më herët ishte raportuar se interesim për shërbimet e 23-vjeçarit kishin shprehur Real Madridi dhe Interi, andaj Chelsea me gjasë duhet të mposht konkurrencën e këtyre dy ekipeve, për të siguruar shërbimet e tij.

Next Post

Pas Sanchos, nga Manchester United do të largohet edhe ylli tjetër i skuadrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.