• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG-ja nuk përmbahet

07/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paris Saint-Germain ka siguruar raundin e 1/16-ave të Kupës së Francës, pas fitores 0-9 ndaj Revel, skuadër që konkurron në Regional 1 ose thënë ndryshe kategoria e gjashtë e futbollit francez.

PSG-ja dominoi të gjithë sfidën dhe nuk i la mundësi reagimi kundërshtarit, duke e mbyllur shpejt këtë takim.

Mbappe zhbllokoi takimin në minutën e 16’, autogoli i N’Guessan dyfishoi avantazhin e parisienëve në minutën e 38, Asensio realizoi golin e tretë në minutën e 43’, teksa dy minuta më pas Mbappe shënoi golin e katërt.

Në fraksionin e dytë u shënuan pesë gola të tjerë, me Mbappe që shënoi në minutën e 48’ dhe bëri “hat-trick”, Ramos realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71’, Kolo Muani në minutën e 76’ dhe në fund Ndour realizoi golin e tetë në minutën e 87’.

Takimi u vulos në minutën e 90’ dhe të fundit të kohës së rregullt, me Kolo Muani që shënoi golin e nëntë për skuadrën e Luis Enrique.

Kështu Revel eliminohet nga Kupa e Francës, teksa PSG shkon lehtësisht në raundin e 1/16-ave.

Next Post

Asani: Kombëtarja, ëndërr e bërë realitet! Të gjithëve do t’iu bëj gol në Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.