Tuesday, 5. May 2026
Sport

SERIA A/ Penalltitë në favor, Interi kryeson dhe është perfekt

GS 09/01/2024 2 Min. Lesezeit

Në përfundim të fazës së parë ku vëmendjen e kanë marrë vendimet e arbitrave, mediat italiane kanë bërë edhe një bilanc të penalltive të dhëna pas 19 javësh kampionat, që me gjithë kontestimet ose jo kanë vendosur disa herë edhe fatet e ndeshjeve. Ashtu si në krye të kampionatit, edhe në krye të kësaj renditjeje të veçantë është Interi ekipi me më shumë penallti të akorduara deri më tani, 7 në favor dhe të gjitha të shënuara nga skuadra e Simone Inzagit.

Foto Spada/LaPresse 12 novembre 2023 - Milano, Italia - sport, calcio - inter vs Frosinone  - Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2023/2024 - Stadio San Siro. Nella foto: gol 2-0 Lautaro Martinez (FC Inter);November 12  , 2023 Milan, Italy - sport, calcio - Inter vs Frosinone   - Italian Serie A Football Championship 2023/2024 - San Siro Stadium. In the pic:  Hakan Calhanoglu (FC Inter); gol 2-0

Një shifër që në fakt nuk është edhe aq larg Napolit, 20 pikë larg renditjes. 6 penallti të dhëna për “axurrët”, vetëm 4 të shënuara deri më tani, prandaj ndryshimi mes rendimentit nuk mund të jetë i gjithi këtu. Gjithashtu edhe për shkak se klubi i dytë që ka pasur më shumë në favor është Frozinone (të gjitha të shënuara deri më tani) kështu që është pothuajse e pamundur që të ketë një lloj nënshtrimi psikologjik.

Skuadrat e tjera të mëdha? Milani ka marrë 5 penallti, Roma dhe Juventusi nga 4, Lacio 3. Megjithatë, bardhezinjtë kanë gabuar dy herë gjatë sezonit. Në sy bie në fakt Atalanta, në favor të së cilës nuk është akorduar asnjë penallti, ndërkohë që mesatarisht në vitet e shkuara kishte shënuar 7 në një sezon.

PENALL

PANORAMASPORT.AL

Teilen: