Tuesday, 5. May 2026
Sport

VIDEO/ Çelsi gabon me Brojën zëvendësues, mundet nga Midëllsbrou në gjysmëfinalen historike të Kupës

GS 09/01/2024 1 Min. Lesezeit

Çelsi ka hedhur një hap të gabuar teksa është mundur nga Midëllsbru në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës. Sfida në transfertë është mbyllur me fitoren 1-0 të vendasve, që nuk shënonin ndaj bluve apo nuk i mundnin që nga viti 2006.

bandicam 2024-01-09 22-16-37-261

Pas 9 humbjesh radhazi dhe një golavarazhi të përgjithshëm 0-21, MIdëllsbrou ia doli të fitonte, falë golit të Heknei në pjesën e parë të sfidës. Çelsi krijoi disa raste por nuk diti të finalizonte, sidomos në pjesën e parë të duelit.

Në të dytën, duke parë problemet e ekipit të tij në repartin e avancuar, Poçetino vendosi të aktivizonte edhe Brojën, të cilin e kishte mbajtur në stol. Por ishte e vështirë që sulmuesi shqiptar të gjente hapësira për të treguar sa vlente, me ekipin vendas që u mblodh në mbrojtje dhe në fund siguroi këtë fitore minimale në ndeshjen e parë.

MIDËLLSBROU-ÇELSI 1-0
37′ Haknei

BROJA HYN NË FUSHË (VIDEO)

GOLI I HAKNEI (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sadsdasdasdasdasdasda

PANORAMASPORT.AL

Teilen: