• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

NBA/ Minnesota surpriza e sezonit, liderët e Perëndimit kalojnë me lehtësi edhe transfertën e Orlando

10/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Perëndimit në NBA ka një lider që në fillim të sezonit askush nuk e kishte llogaritur. Por Minnesota ka tejkaluar çdo parashikim, ndërsa ka dhënë një tjetër provë force në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan, duke mundur me lehtësi në transfertë 113-92 skuadrën e Orlando.

Karl-Anthony Towns ishte protagonist absolut në triumfin e “Ujqërve”, duke shënuar 28 pikë, shtuar këtu edhe dy shifrat dopjo të Rudy Gobert, me francezin që mbylli ndeshjen me 21 pikë dhe 12 topa në tabelë.

Me këtë fitore Minnesota kryeson bindshëm Konferencën e Perëndimit.

Në mbrëmjen e fundit të NBA ka vijuar seria pozitive e Los Angeles Lakers, që pas triumfit në derbi kanë shënuar një tjetër sukses.

Me vështirësi, “Kalifornianët” mundën në shtëpi skuadrën Toronto me vetëm një pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 132-131.

LeBron James luajti edhe një herë rolin e liderit, ndërsa mbylli paraqitjen e tij me 22 pikë dhe 12 asist. Nuk evituan humbjen e kanadezëve 26 pikët e Scottie Barnes dhe 25 të tjera të shënuara nga Pascal Siakam.

Të kota rezultuan edhe 64 pikët e shënuar nga Kyrie Irving dhe Luka Doncic për Dallas, që u dorëzua në fushën e tij ndaj Memphis me rezultatin 103-120. Dy “yjet” e Mavericks shënuan respektivisht 33 dhe 31 pikë, por nuk evituan disfatën, që gjithsesi mban Dallas në zonën e “play-off”.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, fitore të rëndësishme siguruan Sacramento Kings dhe New York Knicks. /i.m /abcnews.al

Next Post

Pse jeta për Messin në PSG s’ishte e lehtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.