U zgjodh një skenë e rëndësishme. Marash Kumbulla u bë pjesë e skuadrës së Roma-s pikërisht në derbin tepër të ndjerë të kryeqytetit italian. “Verdhekuqtë” e Jose Mourinho këtë të mërkurë, në orën 18:00, me “shqiponjat” e Lazio në duelin e Kupës së Italisë, dhe trajneri portugez e përfshiu mbrojtësin e kombëtares në ekip.
Kumbulla ka mbi 8 muaj jashtë fushe për shkak të një dëmtimi që e pësoi në 29 prill të vitit të kaluar, në ndeshjen e Serie A ndaj Milan në stadiumin “Olimpico”. Lëndimi i 23-vjeçarit ishte i rëndë, këputje ligamentesh të gjurit dhe koha e riaftësimit tepër e gjatë.
Kjo bëri që shqiptari të humbiste fundin e sezonit të kaluar dhe gjysmën e këtij edicioni, si dhe të mos ishte pjesë e kombëtares shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Evropian.
“Mezi po pres”,- ishte mesazhi i futbollistit në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social, “Instagram”.
Kumbulla është në sezonin e katërt te Roma, pasi shkëlqeu te Verona gjithashtu në Serie A, ndonëse nën drejtimin e Jose Mourinho nuk e ka pasur të lehtë që të jetë titullar. Shpresa është që të aktivizohet sa më shumë që të kthehet në Kombëtare për Euro 2024. /i.m /abcnews.al