Në më pak se një muaj, Kristiano Ronaldo do të hyjë në vitin e 40-të të jetës dhe ende stërvitet sikur të jetë në kulmin e rinisë. Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse ai ka arritur gjithçka në karrierën e tij…
Për shkak të Kupës së Azisë dhe Kupës së Kombeve të Afrikës, sezoni i portugezit vazhdon vetëm në mes të shkurtit, dhe për të qëndruar në top formë, Ronaldo duhet të stërvitet çdo ditë, gjë që në të paktën për të, nuk është problem. Për më tepër, ai kënaqet.
Ronaldo po “vret veten” nga stërvitja
Ronaldo ka shpërndarë në Instagram një video që e tregon atë duke u stërvitur nën tutelën e një trajneri personal dhe që paraqet më së miri një futbollist të lakmueshëm në mes të karrierës së tij, i cili vazhdon të kujdeset rreptësishtë për fizikun dhe dietën e tij.
Sepse ai thjesht dëshiron të vazhdojë aty ku e la në 2023 dhe e përfundoi atë si golashënuesi më i mirë në botë! Shifra të pabesueshme për një lojtar 39-vjeccar, 54 gola, 10 prej të cilëve në fanellën e kombëtares dhe 44 të tjerat për Al-Naser nw Arabinw Saudite.
-“Jam i lumtur. Kam shënuar shumë gola. Dua të jem sërish golashënuesi më i mirë në botë në vitin 2024”, tha portugezi.
Kërcimi i fundit me Mesin
Në pritje të vazhdimit të kampionatit saudit, Kristiano Ronaldo do të takohet edhe njëherë me Leo Mesin, ndoshta për herë të fundit. Al-Naser dhe Inter Majemi do të përballen nw njw miqwsore më 1 shkurt në Riad. Dhe fatkeqësisht parashikohet të jetë kërcimi i fundit…
Momente nga stërvitja e Ronaldos në palestër (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL