• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi do yllin e Manchester United

10/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonas, Xavi, thuhet se ka parë t’i refuzohet nga presidenti Laporta kërkesa e tij për të marrë yllin e Manchester United, Mason Greenwood.

Xavi e shikon sulmuesin anglez si një nënshkrim ideal për ekipin e tij, sipas El Nacional. Trajneri spanjoll e sheh Greenwood si numrin 10 perfekt për Barçën, por ai do të duhet të kthejë vëmendjen diku tjetër tani.

22-vjeçari anglez aktualisht është duke ringjallur karrierën e tij në klubin spanjoll Getafe, i huazuar nga Manchester United.

Karriera e Greenwood u ndal pasi ai u akuzua për tentativë përdhunimi në vitin 2021. Çështja u pushua në fillim të këtij viti dhe sulmuesi u kthye në futbollin profesionist, por Djajtë e Kuq vendosën të mos e kthenin në skuadër.

Pas pushimit të çështjes, Greenwood aktualisht po përpiqet të ringjallë karrierën e tij në Spanjë. Sulmuesi ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asiste në 17 ndeshje me Getafen.

Paraqitjet e tij i kanë bërë përshtypje trajnerit të Barcelonas, Xavi, i cili ka shfaqur interes për ta marrë sulmuesin 22-vjeçar në Camp Nou.

Megjithatë, kërkesa e tij u refuzua nga Laporta.

Presidenti i Barçës besohet të jetë i shqetësuar për polemikat që rrethojnë Greenwood.

Next Post

“Supermario” kërkon rikthimin e bujshëm, Balotelli në “radarët” e tre klubeve në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.