• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arnold dëmtohet në gju

10/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpuli ka marrë një goditje të madhe përpara ndeshjes gjysmëfinale të Kupës Karabao sonte kundër Fulhamit, pasi zëvendëstrajneri Pep Lijnders, konfirmoi se mbrojtësi i djathtë Trent Aleksander-Arnold ka pësuar një zgjatje të ligamentit të gjurit dhe do të mungojë për disa javë. 25- vjeçari ka qenë i mrekullueshëm për skuadrën e Jyrgen Klopit këtë sezon, por tani do të kalojë disa javë jashtë fushës.

Dëmtimi i Arnoldit erdhi në ndeshjen kundër Arsenalit të dielën.

Duke folur për faqen zyrtare të Liverpulit, asistenti i Klopit tha: “Së pari, disa lajme jo aq të mira, Trent zgjati gjurin e tij gjatë ndeshjes së fundit.

Pra, ai ka një çarje të vogël në ligamentin anësor të gjurit dhe do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar.

Ai bëri një skaner dhe do të jetë jashtë për disa javë, kështu që le të shohim pas kësaj. Ai do të pushojë pak dhe më pas shpresoj se mund të kthehet aty ku ishte.

Sepse ky djalë ishte vendimtar në të gjitha ndeshjet dhe ishte ai që krijonte vazhdimisht për ne nga thellësia dhe i dha skuadrës një nivel të lartë fleksibiliteti. Ne do na mungojë vërtet”. Dëmtimi i Arnoldit është një goditje e rëndë për skuadrën kryesuese të Premier Ligës falë ndihmës së tre asisteve dhe dy golave të shënuar këtë sezon. Liverpuli luan të dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës Karabao kundër Fulhamit në javët e ardhshme, si edhe pret Çelsin në kampionat.

Ata do të përballen me Arsenalin dhe Bornmwthin jashtë fushe në Premier Ligë gjithashtu dhe do të luajnë në raundin e 1/16-ave të Kupës FA kundër Noruiçit ose Bristol Roversit. Të gjashtë këto ndeshje zhvillohen në katër javët e ardhshme, kështu që një mungesë e gjatë e lojtarit mund të sjellë probleme për “reds”-at që luftojnë në të katërta frontet këtë sezon.

Next Post

Ecuri kampionësh, Interi komandon edhe në Europë. Inzagi më mirë se Reali &CO, në pritje të Leverkusenit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.