Tuesday, 5. May 2026
Sport

Pezullimi i Cikalleshit lë pasoja/ Koniaspori në krizë të thellë, shpartallohet me 7 gola në kampionat

GS 10/01/2024 1 Min. Lesezeit

Sokol Cikalleshi po përballet me një situatë shumë të pazakontë në këto javë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është nxjerrë aktualisht jashtë skuadre nga Koniaspor, pasi i ka kërkuar rrogat e prapambetura duke e denoncuar klubin në FIFA. 

417190748_807376391399655_3520528567253004004_n

Një situatë e cila po jep ndikim të drejtpërdrejtë te Koniaspor, ku drejtuesit nuk kanë më para për të paguar futbollistët e tyre rregullisht, por insistojnë se nuk do të lejojnë asnjë futbollist të largohet.   

Ditën e sotme ekipi i Cikalleshit pësoi një disfatë të rëndë, teksa u shpartallua me rezultatin 7-1 nga Fenerbahçe, duke konfirmuar edhe njëherë situatë kaotike që klubi po kalon. Edhe në këtë ndeshje, sulmuesi i Kombëtares shqiptare së bashku me portierin, nuk u grumbulluan.  

Kjo humbje e ka zhytur ekipin e Koniasporit në vendin e 18-të, duke rrezikuar në mënyrë flagrante rënien nga kategoria.  

FENERBAHCE

PANORAMASPORT.AL

Teilen: