• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Milani bie në “San Siro”, Atalanta e Gjimshitit e mposht me përmbysje dhe fluturon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

10/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atalanta e Berat Gjimshitit mposhti Milanin në “San Siro” me rezultatin 1-2 duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë e Piolit kaluan të parët në avantazh me anë të Leaos, teksa festa e vendasve zgjati shumë pak, pasi bergamaskët gjetën menjëherë baraspeshën. 

 bandicam 2024-01-10 23-00-08-007

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën e 59-të, Atalanta përmbysi me Kopmainers që realizoi me një penallti të fituar mes polemikash. Pavarësisht përpjekjeve minutat e mbetura nuk prodhuan gol, teksa festa më pas ishte e gjitha për miqtë.   Për sa i përket Gjimshitit, ai u aktivizua titullar, duke bërë një tjetër paraqitje të kënaqshme.

FT: MILAN-ATALANTA 1-2

Leao 45′ / Kopmainers 45+2′, 59′ (P)

KOMENTI: 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Mbrëmje fantastike për portierin e Atalantës, Karneseki që bën një tjetër pritje duke i mohuar golin futbollistit Musah. (VIDEO)

86′ Atalanta kryen dy zëvendësimet e fundit, Skalvini dhe Kopmainers largohen nga fusha në vend të tyre Hien dhe Muriel.

78′ Dy zëvendësime edhe te Atalanta, Skamaka dhe Zapakosta në fushë, largohen De Ketelare dhe Ruxheri.

73′ Pioli bën dy zëvendësimet e fundit, Reijnders dhe Loftus Çik i lënë vendin Adlit dhe Zhirusë.

71′ Kundërpërgjigjet Milani me Pulisiç, por kësaj here ishte portieri i Atalantës, Karneseki, që i mohoi golin kuqezinjve. (VIDEO)

69′ Sërish rrezikshëm Atalanta që kërkon golin e tretë, tentativa e Ederson devijohet nga Musah dhe përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

62′ Pioli kryen dy zëvendësime, largohen nga fusha Jimenez dhe Kalabria në lojë Terraçiano dhe Simiç.

59′ GOOOOL ATALANTA 1-2/ Penallti mes kontastimesh, bergamaskët përmbysin shifrat me Kopmainers që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO) 

57′ Gjyqtari akordon penallti për Atalantën për ndërhyrje të gabuar të Jimenez ndaj Mirançuk. Protestojnë kuqezinjtë, Teo Hernandez ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO) 

48′ Pranë golit të dytë Atalanta me Kopmainers, por tentativa e tij ndalet nga Menja, që bën shpëtimtarin. (VIDEO)

Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ GOOOOL ATALANTA 1-1/ Skuadra bergamaske barazon menjëherë sfidën me Kopmainers, që vendos baraspeshën. (VIDEO) 

45′ GOOOOL MILAN 1-0/ Shpërthen festa në “San Siro”, Leao gjen rrugën e rrjetës pas një aksioni fantastik (VIDEO) 

42′ Zëvendësim i detyruar edhe te Atalanta, kapiteni De Run lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e merr Pasaliç.

39′ Zëvendësim i detyruar te Milani, largohet nga fusha Gabia i dëmtuar, vendin e tij e merr Kjaer.

38′ Momente tensioni, trajneri Gasperini ndëshkohet me karton të kuq për protesta (VIDEO)

36′ Shans i artë për Atalantën, me De Katelaren që asistoi me kokë për kapitenin De Run, por ky i fundit nuk arriti të zotëronte topin duke u përplasur me Gabian, miqtë kërkojnë penallti (VIDEO) 

19′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Milani me Musah, tentativa e tij grushtohet në goditje nga këndi (VIDEO) 

10′ Minuta të qeta, me të dyja skudrat që tentojnë të krijojnë shanset e tyre, por pa sukses. Ende asnjë tentativë në kuadrat.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:  

FORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Atalanta “shkelmon” Milanin, zikaltërit e Bergamos eliminojnë kuqezinjtë nga Kupa e Italisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.