Monday, 4. May 2026
Sport

Goditi arbitrin, rrezikon 13 vite burg

GS 11/01/2024 1 Min. Lesezeit

Nëse Faruk Koça, deri pak kohë më parë presidenti i skuadrës turke të futbollit Ankaraguçu, shpallet fajtor për të gjitha akuzat ndaj tij, ai mund të dënohet me 13 vjet burg.

Kujtojmë se pasi u fut në fushë, në fund të ndeshjes, ai goditi me grusht arbitrin në kokë, i cili më pas ra në fushë dhe iu nënshtrua një sulmi fizik shtesë nga huliganët vendas, të cilët gjithashtu u futën në fushë.

Koca u largua nga zyra e presidentit të Ankaraguçu pak ditët pas incidentit.

Ai shprehu keqardhje për sulmin, por gjithashtu mohoi se e e kërcënoi gjyqtarin Meler me vdekje, veprim për të cilin gjithashtu akuzohet.

Teilen: