• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Etapat/ Sançez-Inter, dashuria që s’lindi asnjëherë

12/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund, Alelsis Sançez vendos gjithmonë, qoftë për mirë apo për keq. Marrëdhënia mes sulmuesit kilian dhe Interit është plot ulje-ngritje, një dashuri që nuk lulëzoi kurrë me momente të diskutueshme dhe ndonjëherë edhe të pakuptueshme.

sancez

Mendoni vetëm për telenovelën për zgjidhjen e kontratës në verën e vitit 2022, surpriza e rikthimit këtë sezon pas vetëm një viti ndërsa tani, gjashtë muaj (negativ) më vonë, ai është çelësi i ardhjes së një sulmuesi më të besueshëm deri në fund të janarit.

MBËRRITJA E PARË E SANCHEZ-it – Më 29 gusht 2019 Sançez mbërriti tek Interi në formë huazimi nga Mançester Junajtid. Një bixhoz duke pasur parasysh se përvoja e tij te “djajtë e kuq” ishte dukshëm më e ulët se nivelet e treguara me Barcelonën dhe Arsenalin.

Sançez u pranua me dëshirë nga Antonio Konte edhe pse sezoni i parë ishte pozitiv vetëm në pjesën e dytë, por mjaftueshëm për rikonfirmim në sezonin pasardhës, falë ndërprerjes së kontratës mes sulmuesit dhe Junajtidit.

“NUMRAT E PAMSHIRËSHËM” – Është sezoni i titullit, në të cilin Sançez nuk arrin të gjejë shumë hapësirë, por megjithatë kontribuon në triumfin sezonal, pavarësisht disa dëmtimeve dhe tensioneve të lidhura me kombëtaren e Kilit, në të cilën ai nuk tha kurrë jo.

Më pas në shkurt fjalët e ashpra të Kontes pas humbjes në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit: “Numrat e Sançezit janë të pamëshirshëm dhe për sulmuesit, numrat flasin gjithmonë”.

“LUANI NË KAFAZ”- Konte largohet, Inzagi mbërrin por muzika nuk ndryshon. Titullarë janë Lautaro dhe Xheko, aq sa pas Superkupës së fituar në janar falë golit vendimtar të tij, kiliani del me parullën: “Hej miq, kampionët janë të tillë”.

vidal sancez lautaro

Disa muaj më vonë ai tha: “Tek Interi u ndjeva si një luan në një kafaz”. Kontrata duhet të zgjidhet një vit para, ditë negociatash nervoze edhe për tifozët që shohin tek ai (dhe bashkëkombësi i tij Vidal) një pengesë ekonomike për përforcimin që duhet të mbërrijë në mbrojtje. Zgjidhja arrin në gusht me Interin që i paguan Sançezit 4.5 milionë euro.

RIKTHIMI – Historia dukej se kishte përfunduar kështu, por pas vitit pozitiv në Marsejë zikaltrit identifikuan tek ai një opsion ekspert dhe me kosto zero, të paktën për sa i përket çmimit, për të kompletuar sulmin.

aleksi sancez

Sançez mbërrin dhe menjëherë detyrohet të ndalojë, për shkak të dyshimeve për anemi. Ndërkohë Turam gjen menjëherë marrëveshje me Lautaron dhe hapësirat mbyllen edhe më shumë për kilianin, aq sa sot numëron 14 paraqitje (në fakt 473 minuta gjithsej, mesatarisht 33 minuta për ndeshje) dhe 2 golat nga gushti e deri më sot, me përshtypjen e një rikthimi të dështuar dhe me valixhet gati.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sfida ndaj Newcastle, Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.