Thursday, 19. March 2026
Sport

Tirana humb titullarin për sfidën e radhës

GS 13/01/2024 1 Min. Lesezeit

Liridon Latifi ishte ai që përmbysi ndeshjen në fitoren 2-3 që Tirana arriti përballë Dinamos.

Sulmuesi tundi rrjetën e Salit në minutën e 82’ duke mos gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Por Latifi nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme që “bardheblutë” do të luajnë po në “Niko Dovana” përballë Teutës.

Futbollisti u ndëshkua me karton të verdhë ne derbin ndaj dinamovitëve, duke plotësuar kështu numrin e katër të tillëve.

Një mungesë e rëndësishme për Julian Ahmataj, që do t’i duhet të zgjidhë problemin e sulmit dhe në sfidën ndaj Teutës të bëjë pa sulmuesin “dardan”.

Teilen: