• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaosi te goli i Fratezit, zbardhet biseda e arbitrit me VAR-in. Roki: Verona? Penalltinë s’e humbi as Fabri e as Naska

13/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Është dikush në tokë… Jo, prit. Vërshëlle, vërshëlle për atë Zot”. Kështu nis dialogu për ndërhyrjen e Bastonit ndaj Dudës në Inter-Verona, ndërkohë që në dialogun e zbuluar dje nga Shoqata Italiane e Arbitrave mes Luixhi Naskës në VAR dhe Mikael Fabrit në fushë. “Dua të shoh se çfarë ndodhi, gjithçka fillon nga këtu ndoshta mund ta shihni lojtarin që bie”, thotë Naska.

ROKI

Ndërkohë, në fushë arbitri Fabri përballet me lojtarët e Veronës, të cilët protestojnë. “Largohuni, ai u ngrit, më shikoi dhe më pas u rrëzua përsëri, kjo është dinakëri” thotë Fabri për Dudën. Biseda në VAR mes Naskës dhe agjentit vazhdon: “Më lejoni të rishikoj gjithçka. Flamujt, diçka? Jo, s’ka flamur të ngritur. Tani më lër të rishikoj goditjen: nuk ka asnjë flamur të ngritur”. Më pas konfirmimi për fushën:

“Mikael, jam Xhixhi. Gol i rregullt, gol i rregullt”. ROKI – Ndërkohë që është bërë e ditur që të dy arbitrat do të lihen një javë pushim si masë ndëshkuese, disenjatori i arbitrave Xhanluka Roki ka dalë dje në një deklaratë për shtyp, ku ka dalë në mbrujtje të arbitrave të tij. “Verona ka folur për mungesë respekti ndaj tyre, por penalltinë nuk e gabuan as Naska dhe as Fabri.

Sigurisht që ka pasur disa gabime dhe ne e pranojmë dhe duhet të bëjmë më mirë, por nuk mund të durohen të gjitha kauzat e hedhura. Është aluduar për faktin që në Inter-Verona ndryshoi arbitri? Çdo gjë që është thënë do të ndiqet në rrugë zyrtare nga avokatët tanë”, përfundoi Roki.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Akademia e Man.City, gati projekti/ Rama: Një nga kampuset më të bukura në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.