Sunday, 3. May 2026
Sport

Sergi Roberton në planet e trajnerit Xavi

GS 14/01/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron që Sergi Roberto ta vazhdojë kontratën me klubin, shkruajnë mediet spanjolle.

Edhe vet lojtari është deklaruar për këtë çështje, duke bërë të ditur se nuk e ka problem të vazhdojë qëndrimin në klub.

“Nëse trajneri dëshiron që unë të qëndroj, jam i sigurtë se nuk do të kemi asnjë problem për marrëveshjen e re. Shpresoj që në sezonin e ardhshëm të jem këtu.”, tha Sergi Roberto.

Kontrata aktuale e 31 vjeçarit me Barcelonën, skadon më 30 qershor të këtij viti.

Teilen: