• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Finalja e Superkupës, ja kush do të gjykojë klasiken Real Madrid-Barcelona

14/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edicioni i radhës i Superkupës së Spanjës ka nisur dhe mesa duket do të mbyllet me polemika për sa i takon gjyqtarëve. Pas polemikave në dy gjysmëfinalet e luajtura të mërkurën e të enjten, tashmë polemikat janë zhvendosur në finalen e së dielës mes Realit dhe Barcelonës.

Martinez Munuera will referee the Clasico of the Super Cup final | Madridistanews.com

Federata spanjolle ka zgjedhur që drejtimin e finales së madhe t’ia besojë Martinez Munuerës. Për këtë gjyqtar kjo do të jetë finalja e tretë që do të drejtojë në karrierë, pas finales së Kupës së Mbretit në vitin 2021, mes Barcelonës dhe Bilbaos dhe europianin e futbollit U-19 mes Italisë dhe Portugalisë, në vitin 2018.

Ndërkaq, në lidhje me Klasiken e së dielës, kjo do të jetë Klasikja e katërt në karrierë për të, ku në tre të parat bien në sy dy fitore të Barcelonës dhe një tjetër e Realit të Madridit. Në këtë sezon në La Liga ai ka drejtuar nga një ndeshje për secilën skuadër, me Barcelonën që mundi Bilbaon 1-0 dhe Reali në barazimin me Vajekanon (0-0). Munuera etiketohet si një gjyqtar që e lejon lojën të rrjedhë, por caktimi i tij si i tillë nuk është pritur mirë në Madrid. Televizioni “Real Madrid TV” kritikoi caktimin e arbitrit për këtë ndeshje ndaj Barcelonës.

“A ka ai nivelin për të gjykuar një Klasike për një trofe? Statistikat thonë ‘jo’. Ai është arbitri me shifrat më të këqija këtë sezon”, nënvizon televizioni i Realit. Ky televizion ka rreshtuar një listë me ndeshje që ky gjyqtar ka drejtuar Madridin, duke gabuar në dëm të “los blancos”.

Nga kanali televiziv i Realit të Madridit ata kanë vënë në shënjestër edhe Medina Kantalehon, kryetarin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, për caktimin e këtij për të drejtuar finalen e Superkupës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Manchester Utd lë të lirë sulmuesin që ka shënuar 60 gola!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.