Sunday, 3. May 2026
Sport

Fiorentina ndan pikët me Udinesen

GS 14/01/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshje spektakolare por pa fitues ajo mes Fiorentinës dhe Udineses në “Artemio Franchi”.

Dy herë kaloi në epërsi skuadra friulane, por po kaq herë barazoi Fiorentina, e cila mbetet në vendin e katërt, në zonën Champions, me 34 pikë.

Miqtë shënuan që në minutën e 10-të me Lovric, i cili i asistua nga Lucca. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Udineses, ndërsa në të 56-tën barazoi Beltran, i shërbyer nga Faraoni.

Thauvin kaloi sërish në epërsi Udinesen në minutën e 73-të, por nuk ishte e thënë që friulanët të ktheheshin me pikë të plota, pasi në të 87-tën Nzola realizoi golin e rezultatit përfundimtar 2-2.

Teilen: