• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pesë shkarkimet radhazi të portugezit, a mund të cilësohet më “Special” Zhoze Murinjo?

16/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sukseset më të mëdha të Zhoze Murinjos si trajner padyshim janë, Championsi i fituar në mënyrë surprizë me Porton në sezonin 2003-2004, dy tituj kampionë radhazi me Çelsin në Angli dhe tripleta e famshme me Interin në 2010-ën.

ZHOZE MURINJO

Megjithatë periudha pas 2010-ës nuk ishte më e njëjtë për portugezin, që është shkarkuar nga të pesë klubet që ka drejtuar në 14 vitet e fundit.

I pari që i tregoi derën ishte Reali i Madridit, që vendosi të mos respektojë kontratën e vlefshme deri në 2016-ën dhe ta shkarkojë në qershor të 2013-ës, pas përplasjeve të tij me Iker Kasijas dhe Serxho Ramos.

Ai u rikthye në pankinën e Çelsit dhe udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në Premier Ligë. Edhe aventura e dytë te londinezët përfundoi me shkarkim, pasi më 17 dhjetor të 2015-ës Abramoviç  vendosi t’i japë duart portugezit.

Vetëm 6 muaj pushim dhe portugezit iu besua ringritja e Mançester Junajtid por në të cilin dështoi pasi u shkarkua më 18 dhjetor të 2018-ës.

Thuajse një vit më vonë, luzitani mori drejtimin e Totenhemit, në një aventurë që zgjati thuajse 18 muaj, pasi u shkarkua në prill të 2021-shit.

Në verën e 2021-shit portugezi mori drejtimin e Romës ku arriti të fitojë Ligën e Konferencës ndaj Fejnordit në Tiranë. Një vit më vonë, një tjetër finale Europiane, këtë herë në Ligën e Europs ku humbën ndaj Sevijas.

Rezultatet jo të mira këtë sezon dhe humbja e fundit ndaj Milanit bëri që drejtuesit ta shkarkojnë sot nga pankina e Romës.

Plot pesë shkarkime radhazi për Zhoze Murinjon, që nuk ka fituar një trofe të rëndësishëm (kampionat apo Champions) që prej vitit 2016. A mund të quhet më “Special One”?

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Chelsea ofron 80 milionë euro për sulmuesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.