Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” teksa u ndal tek titulli në Seria A, Interi dhe Juventusi. Saki foli edhe për Leaon si dhe për faktin që kuqezinjtë mund të befasojnë në pjesën e dytë të sezonit.
“Interi dhe Juventusi të paarritshme? E dini si mendoj, asgjë nuk është e pamundur, si në futboll ashtu edhe në jetë. Por logjika thotë se tani Interi dhe Juve kanë një avantazh të konsiderueshëm. dhe, për këtë arsye, është më mirë që kuqezinjtë të mos egërsojnë shumë imagjinatën e tyre dhe të fokusohen në atë që duhet të bëjnë për t’u përmirësuar.
Trofeu i Ligës së Europës? Larg kësaj, është një kompeticion shumë i rëndësishëm dhe Milani do të bëjë mirë nëse e synon. E rëndësishme është që ai të vazhdojë rrugën e rritjes që duket se ka ndërmarrë, të paktën siç shihet nga ndeshja me Romën.
Fitore bindëse? Unë do të thosha po. Milani dha një paraqitje të shkëlqyer.
Rafael Leao? Ai është një lojtar që, nëse nëse do të kishte më shumë vazhdimësi, do të ishte kampion, duhet të rritet nga pikëpamja temperamentale, nëse kjo është e mundur.
Milani befason në pjesën e dytë të sezonit? Nuk e kuptoj pse nuk mund të jetë. Nuk ka pasur një udhëtim emocionues deri më tani, por ka gjithçka për t’u kthyer dhe për të marrë rrugën e duhur. E rëndësishme është që të mos mendojë për kampionatin, të mos i bëjë presion vetes dhe të bëjë atë që do trajneri Pioli. Milani, kur luan me njëmbëdhjetë lojtarë, është i fortë. Problemi është se ai nuk luan gjithmonë me njëmbëdhjetë, ndonjëherë me pesë ose gjashtë. Ky është aspekti që duhet korrigjuar”, përfundoi Saki.
PANORAMASPORT.AL