Sasuolo ka fituar nga nga pesë sfidat e fundit kundër Juventusit në Serinë A (2 suksese bardhezi), përfshirë dy të fundit në rend kohor. Emiljanët janë shndërruar në një mace të zezë për “zonjën e vjetër” duke qenë se në 16 sfidat e mëparshme kishin arritur vetëm një sukses, barazuar 3 dhe humbur 12 herë.
– Juventusi ka fituar 8 nga 10 sfidat në shtëpi kundër Sasuolos, në kampionat, ndërkohë që bilanci kompletohet me një barazim 2-2 në dhjetor 2019 dhe me një humbje 1-2 në tetor 2021. Bardhezinjtë e kanë mbajtur portën e paprekur në ndeshjen e fundit në “Allianz Stadium” dhe nuk e bëjnë diçka të tillë për dy herë radhazi që nga viti 2016.
– Pas disfatës në fazën e parë me Sasuolon, Juventusi nuk e ka shijuar më humbjen në kampionat, duke koleksionuar 11 fitore dhe 3 barazime në 14 takime. Në këtë periudhë, falë 36 pikëve të grumbulluara, ata kanë pasur një hap edhe më të mirë sesa Interi (33 pikë).
– Mes pesë fitoreve që numëron në këtë sezon, tre prej tyre Sasuolo i ka arritur kundër 4 të parave në renditje aktualisht: Interit, Juventusit dhe Fiorentinës).
– Duke përjashtuar sezonin 2005-2006, kur Juventusi grumbulloi më shumë se 45 pikë pas fazës së parë në një kampionat, bardhezinjtë kanë arritur që të fitojnë gjithmonë titullin në fund. Kjo ka ndodhur në pesë raste, e fundit në sezonin 2019-2020. Hera e fundit që grumbullonte saktësisht 46 ishte në 2014-2015, sezoni i parë i Masimiliano Alegrit në krye të bardhezinjve.
– Sasuolo ka grumbulluar vetëm 19 pikë në fazën e parë, dy më shumë sesa ato të arritura në sezonin e kaluar, në të njëjtën pikë të sezonit.
– Kjo me Juventusin do të jetë ndeshje e 400-të e Sasuolos në Serinë A. Këta janë skuadra e 38-të që arrijnë një kuotë të tillë, që kur ka lindur kampionati me dy faza (1929-1930), me bilancin që flet për 131 fitore, 110 barazime dhe 158 humbje.
– Juventusi është një nga 3 skuadrat me më shumë gola të shënuar me kokë në këtë kampionat (tetë, njësoj si Fiorentina dhe Roma). Që kur Masimiliano Alegri është rikthyer në stolin bardhezi (2021-2022), bardhezinjtë numërojnë 34 gola me kokë, një rekord të cilin e ndan me Napolin.
– Dushan Vlahoviç ka gjetur gjithmonë golin në tri ndeshjet që ka luajtur në shtëpi kundër Sasuolos në kampionat, dy me Fiorentinën dhe një dopietë në debutimin si juventin, më 15 gusht 2022, ku bardhezinjtë fituan 3-0.
– Pas golit të vetëm të shënuar ndaj Juventusit, në fazën e parë, Armand Lorientie e ka tentuar 29 herë portën, por pa gjetur kurrë rrugën e rrjetës. Vetëm Kambiagi i Empolit me 33 goditje në kuadrat pa shënuar ka bërë më keq sesa lojtari i Sasuolos.
– Juventusi është skuadra që jo vetëm e ka mundur Sasuolon më shumë se kushdo tjetër, 14 herë, por në të njëjtën kohë edhe ajo që i ka shënuar më shumë, 49 gola në 21 sfida.
PANORAMASPORT.AL