Monday, 19. January 2026
Sport

Suhareka pëson disfatë nga klubi i rangjeve të ulëta të Brazilit

GS 16/01/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra tjetër kosovar që po përgatitet në Turqi, Suhareka e ka humbur miqësoren e parë në Antalia.

Suhareka e Kategorisë së Dytë të Kosovës ka pësuar disfatë nga Gremio me rezultatin 3:2. Gremio garon në nivele të ulëta të futbollit të Brazilit. Është pjesë e nivelit të pestë të kampionatit shtetëror të futbollit profesional të Sao Paulos, një nga kampionatet shtetërore braziliane. Liridon Fethaj e Armend Abazi shënuan golat për Suharekën.

Teilen: