Ish-sulmuesi i Çelsit dhe Uest Ham, Karlton Kol, ka zbuluar se si dikur ishte mashtruar nga Uejn Runi për të marrë Viagra para një seance stërvitore me kombëtaren e Anglisë.
Runi në bashkëpunim me Xhermein Defoe dhe Shaun Rajt Filips vendosi të bënte shaka me Kol që nuk dyshonte te shokët e tij, pasi po mendonte se po merrte një vitaminë.
Pilula blu e la Karlton Kol të ndihej i pakëndshëm, ndërsa shokët e tij të skuadrës te “Tre Luanët” mbanin “barkun me dorë” nga të qeshurat.
Duke kujtuar incidentin e vitit 2009, Kol tha për podkastin “Footballer’s Guide to Football: “Unë nuk isha i eksituar seksualisht, por ishte vetëm aty. Unë isha personi më i shpejtë në atë fushë, kisha ‘tre këmbë’.
E kisha fshirë nga kujtesa ime këtë episod, por ju po sillni kujtime të këqija.”
Defoe, gjithashtu i pranishëm në podkast, tha se Kol ishte viktima e përsosur.
“Karlton ishte gjithmonë i buzëqeshur, i lumtur dhe kështu që ne menduam mund të bënim shaka me të. Ai e piu viagrën që ia hodhi Runi sepse po mendonte: “O, po, vitamina, të mira për trupin tim! Kur i treguam të vërtetën, veç ta shihje fytyrën e tij.”
PANORAMASPORT.AL