Barça mbërriti në Riad me synimin për të fituar Superkupën dhe për të shënuar një kthesë të re në sezon, duke kujtuar vitin e kaluar.
Por në fund, ata bënë një xhiro të mirë dhe u kthyen në Barcelonë me moralin të tronditur pasi u turpëruan në finale nga Reali. Gazeta “Mundo Deportivo” i ka bërë një analizë arsyeve të dështimit të Barçës në Klasiken arabe.
PRESINGU LART, SKUADRA NUK U PËRGJIGJ – Një nga udhëzimet e Ksavit për skuadrën e tij për të fituar titullin e Superkupës së Spanjës ishte jo vetëm të zotëronte topin, por edhe të ushtronte presion të lartë për ta bërë të pakëndshme daljen e Madridit. Lojtarët e Barçës u përgjigjën vetëm pasi pësuan dy golat e parë, por me penalltinë e tretë të Viniciusit, ulën krahët.
OFFSIDE NUK FUNKSIONOI – Barça jo vetëm që nuk arriti të shtypte pranë zonës së Madridit, por edhe pranë zonës së saj. Mbrojtja e Barçës, veçanërisht e reflektuar në dy emra Kunde dhe Arauho, la shumë hapësirë pas. Asnjëri nga mbrojtësit nuk e mati mirë pozicionin jashtë loje dhe u përfshinë në dy golat e parë. Vinicius dhe Rodrigo i mundën ata për të “vrarë” Barçën.
GABIMET NË MBROJTJE TE TË KATËR GOLAT – Përveçse la shumë hapësirë pas tij, që sulmuesit rivalë të përfitonin me shpejtësi dhe pa Injaki Penjën të bënte një hap përpara për të tentuar të parashikonte, Arauho shkaktoi edhe një penallti absurde kundër Vinicius. Kunde, nga ana tjetër i dhuroi një asist Rodrigos në golin e katërt.
MUNGESA E KRENARISË – Vetëm Gyndoan u mundua të mbante lart flamurin e Barcelonës. Ishte i vetmi që mori përsipër diçka. Ishte i vetmi gjithashtu që tregoi se Barcelona ka ende krenari. Pjesa tjetër e skuadrës ishte në kufinjtë e katastrofës. Askush nuk shfaqi shenja reagimi, asnjë shenjë zemërimi. Edhe pse Ksavi vazhdon të përsërisë se skuadra do të kthehet, Barça do të kthehet, është e qartë se ekipi kërkon një shkundje.
ZËVENDËSIMET U BËNË VONË – Me rezultatin 3-1 për Realin në pjesën e parë, Ksavi nuk ndryshoi menjëherë. Ai e nisi pjesën e dytë me të njëjtët lojtarë. Ndryshimet erdhën vetëm në minutën e 62-të, por pa efekt, sepse dy minuta më vonë Rodrigo mbylli llogaritë. Pastaj me dhjetë vetë në fushë pas daljes me të kuqe të Arauhos e kotë të flitet më për ndeshje apo reagim.
PANORAMASPORT.AL