• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter – Lazio, sfidë që pritet me padurim

18/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inzaghi kërkon trofeun e tretë radhazi, Sarri nuk pajtohet me barazimin

Ditën e premte në orën 20:00, në  Riad të Arabisë Saudite Inter dhe Lazio do të sfidohen në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, me synimin për t’u kualifikuar në finale dhe për të arritur te trofeu i parë sezonal, që në fakt vlen miliona, pasi fituesi i Superkupës do të marrë plot 8 milionë euro, thuajse dyfishin e edicionit të kaluar. Në prag të sfidës, kanë folur dy trajnerët si Simone Inzaghi dhe Maurizio Sarri.

“Është objektivi i parë i sezonit, ne duam ta fitojmë për të tretin vit radhazi.

Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Përballja kundër Lazios?

Është një ekip që na vendos shpesh në vështirësi, ditën e premte do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe. Ne e dimë që nuk do të ketë kohë shtesë dhe mund të shkojë me penallti, jemi përgatitur për këtë pjese“, tha Inzaghi.

Lazio do të tentojë të përmbysë cdo parashikim për të fituar vendin në finalen e Superkupës. Përballë Interit, Maurizio Sarri kërkon maksimumin nga të tijët. Ekipi kryeqytetas po kalon një moment të mirë, por tekniku toskan mbetet me këmbë në tokë, duke u shprehur se skuadra e tij nuk vjen si favorit.

“Ne po luajmë kundër një prej skuadrave më të forta në Europë, nuk kemi më shumë se 25-30% shanse për të kaluar, por do të luajmë të gjitha mundësitë tona. Penalltitë?

Nuk mendoj se duhet të përgatitemi për to, nuk do të firmosja për një barazim.

Zaccagni ndjen ende dhimbje, shpresoj të rikuperohet për këtë sfidë. Probleme fizike ka për Patric dhe Cataldin, por besoj se do të jenë gati për ditën e premte”, tha Sarri.

Next Post

VIDEO/ Manaj sulmuesi shqiptar i momentit, shënon golin e 12-të sezonal dhe kualifikon ekipin në Kupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.