Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-volejbollistes Vlora Hyseni. Hyseni vdiq të enjten, ndërsa ka kontribuar direkt në sportin kryeqytetas, ku ishte pjesë e klubit Mabetex dhe pastaj edhe Kolegjit AAB. FVK-ja, ka shkruar se ajo do të kujtohet për pozitivitetin dhe profesionalizmin që ka pasur. Ka shtuar se “humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la”.
FVK-ja, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Hyseni dhe gjithë atyre që Vlora rrethohej në jetë dhe karrierë. Për vdekjen e ish-volejbollistes ka reaguar edhe gjithë komuniteti sportiv i Kosovës.