Saturday, 2. May 2026
Sport

Është huazuar në Holandë, shpërthen mbrojtësi i Barcelonës: sa të jetë Çavi nuk kthehem

GS 18/01/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Barcelonës (i huazuar te PSV-ja) Serginjo Dest e konsideron shumë të vështirë rikthimin e tij në klubin katalanas për sa kohë që trajner i saj është Çavi Hernandez.

dest

Dest ka një kontratë me Barçën deri më 30 qershor 2025. Deklarata e amerikanit erdhi për revistën holandeze “Voetbal International”, kur u pyet për të ardhmen e tij kur të mbarojë huazimi te PSV-ja.

“Çavi është ende atje. Dhe derisa ai të jetë trajner i Barcelonës e shoh shumë të vështirë të kthehem atje. Pra, jo për momentin”, deklaroi Dest.

Mbrojtësi amerikan u nënshkrua nga Barça më 1 tetor 2020 për 21 milionë euro – dhe 5 të tjera në variabla – dhe me një kontratë pesëvjeçare, e mbrojtur nga një klauzolë prej 400 milionë euro.

Lojtari, i lindur në Antverp, ka pasur dy periudha huazimi jashtë Spanjës, pasi nuk figuron në planet e trajnerit Ksavi Hernandez. Fillimisht ai u huazua te Milani dhe tani është te PSV-ja.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: