• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketbolli për femra/ Flamurtari mposht Partizanin në “frymën e fundit” dhe fiton Kupën e Shqipërisë

18/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Flamurtari është fitues i Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra për edicionin 2024. Vlonjatet mundën në finalen e zhvilluar në fushën e tyre Partizanin me rezultatin 80-79 (16-24, 20-18, 25-19, 19-18), një takim dramatik, që u vendos në sekondën e fundit në favor të Flamurtarit.

Ndonëse ishin të kuqet ato që e nisën më mirë, duke kryesuar në pjesën e parë, vlonjatet reaguan në gjysmën e dytë, ndërsa gjithçka do të vendosej nga një kosh në sekondën e fundit i kapitenes Tea Memushi.

Por në këtë finale nuk munguan as polemikat, me Partizanin që pati pretendime të mëdha për gjykimin, si për aksionin e fundit që solli përmbysjen, por edhe për shumë momente të tjera gjatë lojës. Madje në shenjë proteste kryeqytetaset nuk u paraqitën as në ceremoninë e medaljeve.
Ky ishte trofeu i 21-të i Kupës së Shqipërisë për Flamurtarin, me vlonjatet që e nisin kështu vitin me festë para publikut të tyre të zjarrtë./h.ll/abcnews.al

Next Post

Tjetër arritje e madhe e Zhegrovës me Lillen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.